Përroi i ‘plehrave’ në Elbasan, banorët ankohen për mungesën e investimeve
Pamjet nuk kanë nevojë për koment, pasi duket qartë që është i mbushur me plehra dhe kundërmon erë të rëndë.
Përgjatë zonës jetojnë pjestarë të komunitetit rom. Ata ndihen të diskriminuar nga pushteti lokal që prej vitesh nuk rehabiliton lagjen ku jetojnë.
“Meqënëse jemi Rom këtu ne na nenvlerësojnë e gjithe bashkia Elbasanit, që këtu nuk hapim dot dritaret se mbytemi nga aroma e keqe e plehrave dhe ujërave të zeza që derdhen në manasdere.”
“Shqetësime kemi ne që kur ka hyrë demokracia ne nuk kemi parë një të mirë nga bashkia, nga qeveria, një investim”, thanë banorët.
Kreu i klubit ekologjik në Elbasan, Ahmet Mehmeti ngre shqetësimin e sëmundjeve që mund të shkaktojnë mbetjet përgjatë përroit.
“Duhet vene dorë patjetër, organet kompetente që merren me pastertinë e qytetit duhet t’i japin patjetër një zgjidhje sepse këtu është një rrezik i madh, qoftë për sëmundjet, por edhe për pamjen që është skandaloze”, theksoi ai.
Për drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve Publike në bashkinë e qytetit, Edvin Palloshi ekziston projekti për rehabilitimin e zonës, por mungojnë fondet.
“Ka një projekt që i është nisur ministrisë së Bujqësisë, është një projekt që kap vlerën 1.2 milion euro dhe pret miratimim për financimin nga ana e qeverisë. Gjatë kësaj periudhe në jemi duke e mbajtur kanalin në kontroll të vazhdueshëm”, tha ai.
Përkundrejt kësaj problematike, banorët tregojnë se në këtë lagje nuk vihet dore prej më shumë se 27 vitesh.
LEXONI GJITHASHTU
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia