Përsëriten Zgjedhjet në 28 qendra votimi në Serbi
Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi, ka vendosur që të ripërsëriten Zjedhjet Parlamentare në 28 qendra votimi në vend.
Si datë për mbajtjen e zgjedhjeve, Komisioni caktoi 30 dhjetorin.
‘Komisioni Republikan i Zgjedhjeve nuk është kompetent dhe nuk mund të veprojë sipas kërkesës së opozitës për përsëritjen e zgjedhjeve në Beograd”, deklaroi kryetari i rij, Vladimir Dimitrijevic.
Në vendet ku do të përsëriten zgjedhjet janë gjithsej 12.240 votues. Përsëritja e votimeve vjen për shkak se nuk mund të përcaktohen rezultatet e zgjedhjeve të 17 dhjetorit.
Një nga krerët e koalicionit opozitar “Serbia kundër dhunës”, Miroslav Aleksiç tha se Komisionit i janë paraqitur të gjitha vërejtjet e tyre, dëshmitë, regjistrimet dhe gjithçka që duhet të shohë Komisioni i Zgjedhjeve, përfshirë të dhëna se në çfarë kushtesh janë mbajtur zgjedhjet dhe si është kryer vjedhja brutale në qendrat e votimit, se si njerëzit nga Republika Serbe, nga Bosnja, u sollën (për të votuar).
LEXONI GJITHASHTU:
- A do jetë pjesë në protestën e Berishës para Gjykatës? Meta: S’është e rëndësishme
- Berishës i hiqet imuniteti/ Shkresa nga Kuvendi mbërrin në SPAK
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera