Përshkallëzohet kriza në Nepal, gruaja e ish-kryeministrit vdes pasi u dogj e gjallë

9 Shtator 2025 | 17:42

Gruaja e ish-kryeministrit të Nepalit, Jhala Nath Kanala, ka vdekur pasi u dogj e gjallë kur shtëpia e saj u vu në flakë mes protestave të dhunshme antiqeveritare në vend, raportuan mediat rajonale.

Ndërtesa e parlamentit nepalez dhe shtëpitë e udhëheqësve politikë u dogjën gjithashtu gjatë trazirave, ndërsa protestat u udhëhoqën nga të rinjtë, raporton Newsweek.

Trazirat shpërthyen kur qeveria ndaloi mediat sociale dhe ndërkohë, Presidenti i Nepalit, Ramchandra Paudel, pranoi zyrtarisht dorëheqjen e paraqitur më herët sot nga Kryeministri i vendit, KP Sharma Oli.

Ai tha se e bëri këtë për të hapur rrugën për një zgjidhje kushtetuese të krizës.

Ministri i Furnizimit me Ujë Pradeep Yadav, Ministri i Bujqësisë dhe Blegtorisë Ram Nath Adhikari dhe Ministri i Brendshëm Ramesh Lehak gjithashtu dhanë dorëheqjen.

Tre oficerë policie u linçuan pasi u dorëzuan

Protestuesit në Nepal kanë vrarë tre oficerë policie të stacionuar në Koteshwor, pasi ata ishin dorëzuar tashmë, raportoi faqja e internetit e lajmeve nepaleze Habarhub.

Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë, protestuesit fillimisht i vunë flakën selisë së policisë përpara se t’i nxirrnin zvarrë oficerët në rrugë.

Edhe pse i lanë armët, tre oficerë policie u rrahën për vdekje nga një turmë.

Selia qendrore e policisë së Nepalit në Naxal konfirmoi vrasjet, duke i përshkruar ato si një akt barbar që tregon “përkeqësimin e situatës së sigurisë në kryeqytet”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Trump fitoi më shumë se 1 miliard dollarë nga kriptovalutat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, fitoi më shumë se 1 miliard dollarë (750 milionë paund) vitin e kaluar nga marrëveshjet e biznesit me kriptomonedha, sipas...
14:41 | 01/07/2026

Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane

Evropa vijon të dominojë renditjen globale të pasaportave më të fuqishme në botë. Sipas edicionit të pestë vjetor të Indeksit Global të Pasaportave (Global Passport...
13:48 | 01/07/2026