Personat me të ardhura të larta mund të taksohen 28%, thotë eksperti Xhepa
Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa deklaroi se personat me të ardhura të larta mund të taksohen në shifrën 28%.
Në emisionin “Mirëmëngjes” në “Euronews Albania”, eksperti tha se pritet edhe një riklasifikim të kategorive të të punësuarve, ku përfshihen edhe të vetëpunësuarit.
“Një taksë shumë e lartë, mendohet se do të jetë 28% për ata që kanë të ardhura shumë të larta. Pritet të ketë një riklasifikim të kategorive të të punësuarve, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit”, tha Xhepa.
Ai e cilësoi si një gangrenë të politikbërjes në vend, ndryshimin e shpeshtë të ligjeve tatimore.
Xhepa u shpreh se kjo praktikë është shumë e dëmshme jo vetëm për bizeset por edhe për qytetarët.
“Është gangrena e përhershme në Shqipëri. Ligjet që ndryshojnë më shpesh në Shqipëri,kanë qenë ligjet tatimore. Është praktika më e keqe, më e shëmtuar, më e dëmshme për bizneset por edhe për qytetarin e thjeshtë. Ligjet tatimore në Shqipëri, janë gangrena e politikbërjes në vend”, u shpreh ai.
Sipas ekspertit, qeveria do të rishikojë barrën tatimore për grupe të caktuara shoqërore, bazuar edhe te rekomandimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 08:14 Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet
- 08:10 Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”
- 07:59 OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë