Personat paraplegjikë ankohen për heqje të pagesave sanitare
Prej 2 vitesh, Astrit Shirokut i cili është paraplegjik, i është hequr e drejta e paketës sanitare.
Për 20 vjet me radhë ai është i pamundur që të lëvizë dhe të gjithë kohën e tij e kalon në këtë shtrat. E vetmja që i gjendet pranë është bashkëshortja e tij.
“As vishem, as nuk zhvishem dot”, u shpreh i moshuari.
Por, Astriti nuk është i vetmi rast. E njëjta gjë po ndodh edhe me Ornela Xhangolloin. Ajo sot është 37-vjeç dhe kjo gjendje e ka shoqëruar që në lindje.
Prej 2 muajsh edhe Ornelës i është hequr pagesa për paketën sanitare, një vendim i marrë nga Komisioni i Rivlerësimit.
Vëllai i saj na tregon se ai nuk ka mundur të marrë përgjigje nga asnjë institucion.
“Nuk ka as memorie, as ha, as nuk flet. Të gjitha shërbimet i ka nëpërmjet kujdestares që i ka vendosur shteti, që është gruaja ime. Ka 2 muaj që i kanë hequr pakën sanitare, vendimi ishte marrë që në gusht dhe mua me erdhi vendimi i mbaruar”, tregoi i vëllai.
Adivije Hoxha, Kryetare e Shoqatës së Invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë të Shqipërisë për qarkun e Durrësit na tregon se pse është marrë ky vendim nga Komisioni i Rivlerësimit.
“Po humbasin statusin e tyre. Për shkak të pandemisë filluar komisionet online dhe kjo e ka shkaktuar gjithë problemin. Pasi e shohin personin që është i papërgjegjshëm dhe me problem mendore, i ndryshojnë diagnozën. Nuk e shohin se ka problem dhe ka nevojë për shoqëruese, ka nevojë për paketën sanitare dhe nuk ia japin sepse për personat me prapambetje mendore nuk ka një status”, u shpreh ajo.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare