‘Peruane’ në Elbasan? Përgjimet e trafikantëve: O frate i’çik tbardh e i’çik t’kuqe
Euronews Albania ka siguruar dosjen e plotë hetimore të operacionit të koduar ‘Rrjeti’ që tregon se si u zbuluan 52 persona të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit.
Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje.
Nga transkriptimi i përgjimit ambiential personi i autorizuar me simbolin “K” dhe Ledi Nergjoni me simbolin “L”, dyshohet se kemi të bëjmë me shitje të lëndëve narkotike, ku ndër të tjera transkriptohet:
“K: O frate do marr i’çik tbardh dhe içik t’kuqe.
L- T’bardh dhe t’kuqe”.
“Është administruar akti i ekpertimit nr.4985 datë 07.06.2023,i cili konkludon se analiza me GC/Ms për materialin objekt ekpertimi tregoi për praninë e lëndës kokainë dhe pesha e materialit pa ambalazh ishte 0.218 gramë”- thuhet më tej në dosjen hetimore.
Gjithashtu nga transkriptimi i përgjimit ambiential personi i autorizuar me simbolin “K” dhe Edor Hasanllari me simbolin “E”, dyshohet se kemi të bëjmë me shitje të lëndëve narkotike, ku flitet dhe sasia në gramë dhe cmimi që do paguhej. (ndër të tjera transkriptohet K-Me sa do i lesh he, pot marr 3.
E-75 (shtatëdhjetë e pesë).
K-Sa duhet të maa unë qe ta ulësh
E- Fol me qorrin e burr).
Është administruar akti i ekpertimit nr.4978 datë 07.06.2023,i cili konkludon se analiza me GC/Ms për materialin objekt ekpertimi tregoi për praninë e lëndës kokainë dhe pesha e materialit pa ambalazh ishte 0.355 gramë.
Më dt. 15.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:
Agjenti I autorizuar I identifikuar me simbolin “K” : I Mir a e? Shtetasi Gravosh Berati I identifikuar me simbolin “G”: Harroje, shife vetëm provoje, mo I fut shumë sot në bidon, se kshu e ke super. K: E po t’marr 1 pesçe unë sa ma len? G: Ça me lan lali edhe un ça fitoj unë e marr kështu, unë jam puntori. K: Po mir o la mir G: Po deshe të flas me ata t’marrësh 1 pesçeke ai pronari. K: Del për bidon me I fjal. G: I q* motrën mo lal.
Më dt. 20.06.2023 është mbajtur proceverbal “Mbi përgjimit ambjental”, nga traskriptimi I bisedave të shtetasve të mësipërm ka rezultuar biseda e mëposhtme:
Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K” : A ban për bidon?
Shtetasi Aldo Gjeli I identifikuar me simbolin “A”: Peurane e pastër, Peruane e pastër qysh s’ban për bidon kjo?
K: I mir o, se na flliq tek njerëzit?
A: Po ku ke pir ndonjëher kështu ti. K: Okey.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë