Droga në shishe uji, si trafikohej lënda narkotike nga grupi kriminal në Elbasan

2 Korrik 2023 | 12:37

Euronews Albania ka siguruar dosjen e plotë hetimore të operacionit  të koduar ‘Rrjeti’ që tregon se si u zbuluan 52 persona të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit.

Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje.

Skema është zbuluar nga një agjenti i infiltruar i policisë dhe prokurorisë me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbulonte se si e kryej shitja e lëndëve narkotike.

Hetimet kanë zbuluar se

“Në bazë të procesverbalit të vëzhgimit datë 31.05.2023, konstatohet se më datë 31.05.2023 ora 21;30 oficeri i autorizuar u takua me shtetasin Denis Darzeza, në afërsi të të kryqëzimit të rrugëve “Jordan Misja”, dhe rrugën “Cen Olldashi” pasi biseduan pak i dha në dorë diçka agjentit të autorizuar dhe u largua. Vëzhgimi u shoqërua me fotografitë përkatëse. Më datë 31.05.2023 ora 22:00 është sekuestruar një shishe plastike transparente me mbishkrimin “spring”, e mbushur me një sasi të lëngshme, e cila dyshohet të jetë metadon. Është bërë vendimi datë 01.06.2023, për kryerjen e ekspertimit kimik të lëndës të sasisë së metadonit të sekuestruar agjentit të autorizuar për blerje të stimuluar, i cili ja bleu shtetasit Denis Darzeza dhe u vendos në qesen e provave.

Është mbajtur procesverbali i përgjimit ambiental datë 3 qeshor 2023, ku është bërë regjistrimi i bisedave i (Denis Darzeza 31.05.2023 Metadon). Nga transkriptimi i përgjimit ambiential personi i autorizuar me simbolin “K” dhe Denis Darzeza me simbolin “D”, dyshohet se kemi të bëjmë me shitje lënde narkotike te metadonit.

Është administruar akti nr.4980 datë 07.06.2023 në të cilin konkludohet se analiza GC/MS për lëngun në shishen “Spring”, objekt ekspertimi tregoi praninë e metadonit”, thuhet në dosjen hetimore të grupit kriminal.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026