‘Përvjetori i Luftës së Dytë Botërore’, Zelenski: E keqja është kthyer përsëri
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ditën e sotme ka mbajtur një fjalim emocional për Ditën e Fitores, i cili tha se e keqja është kthyer në Ukrainë.
Përmes një video-konference ai shtoi se jetës për të cilën luftuan ushtarët në atë luftë mori fund më 24 shkurt kur forcat ruse pushtuan Ukrainën, raporton New York Post.
“E keqja është kthyer. Përsëri! Në një formë tjetër, nën slogane të ndryshme, por për të njëjtin qëllim”, tha Zelenski.
Moska i quan veprimet e saj që nga 24 shkurti një “operacion special ushtarak” për të ç’armatosur Ukrainën dhe për të hequr ata që ajo i quan “nazistë” dhe nacionalizmin anti-rus të nxitur nga Perëndimi.
Ukraina dhe Perëndimi thonë se Rusia nisi një luftë të paprovokuar agresioni. Pushtimi në Ukrainë ka vrarë mijëra njërëz, duke zhvendosur rreth 10 milionë të tjerë në shtete të ndryshme.
Në Rusi, Dita e Fitores më 9 maj është një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të vendit si një kujtim i sakrificave të mëdha të bëra nga Bashkimi Sovjetik në mposhtjen e Gjermanisë naziste.
LEXONI GJITHASHTU
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë