Pesë viktima dhe 127 raste të reja në Maqedoninë e Veriut
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka kryer 1768 testime ku janë zbuluar 127 raste të reja me Covid-19, duke shënuar një numër më të lartë se sa numri i rasteve të një dite më parë.
Ndërkohë gjatë ditës ë fundit kanë ndërruar jetë 5 pacientë, një paciente nga Kriva Palanka (69 vjeçare), dy pacientë nga Gostivari (77 dhe 63 vjeç), një pacient nga Negotina (69 vjeç) dhe një pacient nga Shkupi (70 vjeç). Të gjithë kanë ndërruar jetë në spital, duke e çuar në total numrin e viktimave në 573.
Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 60 pacientë të rikuperuar nga COVID-19.
Deri më tani, në vend janë kryer gjithsej 140,093 teste të Covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 13.799, numri i pacientëve të rikuperuar është 10.210, numri i atyre që humbën jetën është 573, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3016.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë
- 10:52 896 zjarre aktive në Kanada, mbi 200 prej tyre jashtë kontrollit
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare