Pesë viktima nga COVID-19, numri i të shëruarve më i lartë se infektimet
Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor thotë se janë zbuluar 508 raste të reja nga 3074 teste të kryera.
Në orët e fundit listës totale të të shëruarve i janë shtuar 693 persona. Në spitalet COVID janë aktualisht të shtruar 161 pacientë, ndërsa 20 prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Më pesë jetët e humbura në orët e fundit, numri total i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 2788, që nga fillimi i pandemisë.
Në 12 qarqet e vendit numërohen 6682 raste aktive, ndërsa Tirana kryeson pasi ka dhe numrin më të lartë të popullsisë.
Rastet aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3043
Durrës 810
Fier 644
Shkodër 528
Vlorë 287
Elbasan 291
Lezhë 237
Berat 222
Gjirokastër 203
Kukës 154
Korçë 146
Dibër 117.
Autoritetet përkatëse u bëjnë thirrje qytetarëve t’i drejtohen qendrës më të afërt shëndetësore, me qëllim që të marrin vaksinën mbrojtëse ndaj virusit vdekjeprurës të COVID-19.
Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
- 17:43 Botërori 2026 dhe debatet: Infantino thirret të dëshmojë në Kongres për lidhjet me Trumpin
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit