Peshëngritësja Evangjelia Veli: Shpërblimin e botërorit nuk e kam marrë akoma

31 Maj 2022 | 10:56

Evangjelia Veli tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se pa mbështetje financiare nga shteti dhe pa siguracione, por me ndihmën e familjes dhe shumë vullnet i solli një medalje Shqipërisë.

Peshëngritësja u shpreh e revoltuar se si ende vijon të përdoret si argument fakti që ajo jeton jashtë dhe ndaj nuk i mbulojnë dot shpenzimet.

Ndërkohë paratë që duhet të merrte nga vendi i katërt në botëror, nuk i ka marrë akoma dhe Veli e tregoi si periudhë të vështirë financiare përgatitjen për sfidën e radhës.

Sipas saj pjesa e siguracioneve duhet të zgjidhet urgjentisht sepse vetë asaj i ka ndodhur të dëmtohet dhe çdo operacion e ka mbuluar nga xhepi.

Veli tregoi se e kanë kërkuar dhe nga vende të tjera për të garuar dhe ka refuzuar, konkretisht oferta e fundit i kishte ardhur nga Anglia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026