Peshkimi merr 4.6 mln euro, rritet fondi për investime e subvencione
Buxheti i vitit 2024 do të ndajë për sektorin e peshkimit 473 mln lekë, ose 4.6 mln euro. Kjo shumë është rreth 15% më e madhe se vitin e kaluar dhe shkon për të inkurajuar sipërmarrjen vendase të investojë në peshkim.
Konkretisht me llogaritjet dhe zërat përkatës, mbështetja financiare do të mundësojë investime në zgjerimin e kapaciteteve ankoruese në portet kryesore të vendit, si dhe do të vihet në dispozicion skema kombëtare e mbështetjes për të vazhduar me rinovimin e flotës së peshkimit.
Ministria e Bujqësisë thotë se objektivat e vitit 2024 për këtë sektor i bashkohen standardeve të Bashkimit Europian që nga licencat, konkurrenca, ruajtja e produktit, deri në tregtimin e tij brenda dhe jashtë vendit.
Në programin buxhetor preket edhe inspektimi, ku ministria synon rritjen e numrit të kontrollove të inspektoriatit të peshkimit në subjektet e peshkimit nga 2300 në vitin 2023 në 2450 në vitin 2026.
Peshkimi është një ndër sektorët më të formalizuar në vend, prej të cilit Shqipëria eksporton rreth 130 milionë euro në vit, por një nga problemet qe hasin kompanitë sot, është mungesa e punonjësve vendas, të cilët janë zëvendësuar nga peshkatarë të huaj, kryesisht egjiptianë dhe turq.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 11:36 Garda Revolucionare e Iranit kërcënon të mbyllë më shumë rrugë eksporti në Lindjen e Mesme
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin