Peshkimi, profesion i vështirë, shqiptarët nuk e preferojnë
Peshkimi është një nga industritë bazë për qytetin e Durrësit, rëndësia e të cilit po harrohet çdo vit e më shumë. Këtë mundohet të na kujtojë Klodian Kapiti. I punësuar në peshkim prej rreth 23 vitesh, ai e ka lidhur jetën me këtë profesion sfidues.
“Të jemi të sinqertë, peshkimi është një nga sektorët më të vështirë, jo në qytet, por në mbarë Shqipërinë dhe në botë. Për kuriozitetin tuaj, peshkimi në botë renditet ndër 3 profesionet më të vështira. I pari është ai që rrit gjarpërinjtë, i dyti ai që saldon në ujë, i treti është peshkimi,” – tha kreu i Sindikatës së Peshkimit, Klodian Kapiti.
“Vetë nga natyra ne jemi të lidhur shpirtërisht me detin, pavarësisht se kjo marrëdhënie në kohë kalon në atë që quhet vetëpunësim, se biznes nuk mund ta quajmë. Nuk është një profesion që të jep një mundësi të kënaqshme për të jetuar nga ana financiare, sepse këtu ka sakrifica, siklete,” – shtoi ai.
Rënia e rezervave të peshkut një problem global, ndjehet edhe në ujërat bregdetare të Adriatikut.
“Ky vit ka qenë një vit i varfër për prodhimin. Produkti nuk mposht dot as naftën e harxhuar,” – tha Kapiti.
Gjendur në këto kushte, interesi i vendasve për këtë profesion është i ulët, aq sa vendin e tyre po e zënë të huajt, kryesisht nga Egjipti.
“Këtu kanë ikur xhenerikë, motoristë, elektriçistë, jo më njerëz që punojnë në det. Njerëzit që punojnë në det janë njerëz të veçantë, janë racë deti. Po t’i kontrollosh janë me luspa, nuk kanë lëkurë normale, sepse gjithë jeta e tyre kalon në marrëdhënie me detin,” – tregoi Kapiti.
Ndërsa rreziku, se dhe ky profesion do të ketë fatin e zhdukjes, sa vjen e rritet, lutja e peshkatarëve është vetëm një.
“Mbështetje financiare nga ana shtetërore, se dhe ky mjet që po flasim ne do mbështetje, që të dalë në punë dhe automatikisht ky minimumi punëson 5 veta vetë, produkti që sjell punëson dhe 15 të tjerë. Çdo mjet krijon një zinxhir pune,” – u shpreh Kapiti.
Në këtë sektor jetik për qytetin, kulinarinë dhe sektorin e turizmit, për peshkun e vendit punojnë mbi 100 shtetas të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona
- 21:00 Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 20:50 Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)
- 20:37 Nuk ka më dyshime, Zidane bëhet gati të marrë komandën e “Gjelave”, nga Euro 2028 te Botërori 2030