Peskov: Putini pranoi disa nga kushtet e planit të Ukrainës që ia paraqiti Witkoff
Përfaqësuesi i Kremlinit, Dmitri Peskov, deklaroi gjatë konferencës së përditshme për shtyp se është e gabuar të thuhet se Vladimir Putin ka refuzuar planin amerikan që u diskutua dje mes presidentit rus dhe Steve Witkoff.
“Bisedimet ishin thjesht një shkëmbim i parë i pikëpamjeve,” tha Peskov, duke shtuar se presidenti rus kishte pranuar disa propozime dhe kishte refuzuar disa të tjera, në atë që ai e quajti një proces të natyrshëm negociatash.
“Disa nga dispozitat e planit për Ukrainën u pranuan gjatë negociatave midis Putinit dhe Witkoff, ndërsa disa të tjera u konsideruan të papranueshme. Ky është një proces në zhvillim,” tha përfaqësuesi i Kremlinit.
Peskov refuzoi të bënte komente të mëtejshme për bisedimet, duke shpjeguar se ato kishin më shumë gjasa të ishin produktive pa komentet publike.
“Rusia është e gatshme të takohet me zyrtarët amerikanë sa herë që është e nevojshme, për të gjetur një zgjidhje për luftën,” shtoi ai, duke thënë gjithashtu se Putini dhe Trump mund të komunikojnë me telefon në çdo moment.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)