Petkoviç: Anëtarësimi i Kosovës në OKB i papranueshëm, presioni do rritet 

10 Tetor 2022 | 17:55

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, deklaroi se anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara është i papranueshëm për Serbinë.

Në një intervistë televizive, Petkoviç u shpreh se Serbia po përballet me një luftë të ashpër, ndërsa shtoi se presioni do të rritet, shkruan Euronews Serbia.

Petkoviç tha se presidenti Vuçiç parashikoi saktë se presioni ndaj Serbisë do të rritet, duke shtuar se për Serbinë është edhe më e vështirë sepse Perëndimi, po ashtu edhe Vladimir Putin, përdorin Kosovën si argument kur thoshin pse Kosova duhet të shkëputet.

“Në atë situatë, Perëndimi tani do t’ia hiqte atë lloj argumenti Putinit dhe do t’ia bënte më të lehtë vetes, dhe do ta detyronte Serbinë të njohë Kosovën dhe argumentet e tyre në lidhje me Putinin do të ishin të sakta”, shpjegoi Petkoviç.

Petkoviç tha se pavarësisht nga ashpërsia e problemit, Serbia duhet të luftojë me mençuri dhe të ruajë paqen dhe stabilitetin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fëmijë shqiptarë nga rajoni i Kumanovës mund të mbesin pa shkollë fillore

Fëmijët shqiptarë të fshatit Kosturnik në rajonin e Kumanovës mund të mbeten pa shkollën e tyre fillore, pasi Ministria e Arsimit ka paralajmëruar mbylljen. Sipas...
16:08 | 26/06/2026

Në Prishtinë shënohet përvjetori i Betejës së Kosovës

Me rastin e shënimit të 637-vjetorit të Betejës së Kosovës, profesori Mentor Hasani dhe studentët e Departamentit të Historisë në Universitetin e Prishtinës, organizuan një...
16:01 | 26/06/2026

Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë

Mund të tingëllojë e pabesueshme, dhe sigurisht disa vite më parë, me Greqinë në krizë dhe në prag të Grexit, askush nuk do ta kishte...
13:30 | 26/06/2026