Petkoviç: Vuçiç po punon për gjetjen e kompromisit me Kosovën

19 Gusht 2022 | 14:51

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç deklaroi se dita e djeshme në Bruksel ka qenë jashtëzakonisht e vështirë.

Ai u shpreh se delegacioni nga Beogradi i kryesuar nga presidenti Aleksandar Vuçiç, ka luftuar për paqen dhe gjetjen e një zgjidhjeje, shkruan Euronews Serbia.

“Dje ishte jashtëzakonisht e vështirë. Nuk mund të themi se dita ishte e suksesshme, por ne bëmë të pamundurën për të luftuar për paqen dhe për të vazhduar bisedimet për të ecur në drejtim të një zgjidhjeje kompromisi”, tha Petkoviç.

Ai theksoi se ndihet krenar për mënyrën se si presidenti Vuçiç, dje mbrojti qëndrimin e popullit serb dhe kërkoi një zgjidhje kompromisi, për të ruajtur paqen, dhe iu përgjigj përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe Albin Kurtit në mënyrë të qetë.

Ditën e djeshme në Bruksel, përfundoi raundi i dytë i bisedimeve trepalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Paraprakisht, pas rundit të parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë biseduar ndaras me Kurtin dhe Vuçiçin

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Amerika Latine në Kosovë, Si trafikohen gra për shërbime seksuale?

Në pak sekonda mund ta zgjedhësh qytetin. Më pas kombësinë, moshën, gjatësinë, peshën, ngjyrën e flokëve dhe të syve, e madje edhe preferencat seksuale. Mjafton...
07:47 | 22/07/2026

Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të marte në fshatin Pozheran të Komunës së Vitisë, ku ka humbur jetën një person, pasi...
21:04 | 21/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026