Petrit Vasili: Rama po i shpenzon paratë e shqiptarëve për të bërë show
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në një komunikim me mediat ditë e sotme akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shpërdoron detyrën duke i shpenzuar paratë e shqiptarëve për të bërë show.
Sipas tij kryeministri është përgjegjës për keqmenaxhimin e pandemisë dhe gjendjen në të cilën kurohen sot pacientët me COVID-19.
Z. Vasili akuzoi kreun e qeverisë si fajtor për largimin masiv të shqiptarëve dhe sidomos të rinjve, duke e shndërruar Shqipërinë në një vend që për shkak të këtyre largimeve masive, t’i vihet në diskutim edhe regjimi i vizave.
“Shqiptarët në 25 prill do të marrin pjesë në një referendum që i bën të jenë të barabartë në shtëpinë e tyre.
Sot shqiptarët ndihen të pabarabartë, sepse në vend ka një drejtësi që kriminelët nuk dënon dhe shqiptarët e thjeshtë i fut në burg”, tha mes të tjerash nënkryetari i LSI.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania