Pezullimi i dialogut me SHBA, Ajazi: Lajm i keq për Kosovën, të merren masa…

12 Shtator 2025 | 21:27

Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, ish-ambasadori i Shqipërisë në NATO, Visho Ajazi Lika, komentoi vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar pa afat dialogun strategjik me Kosovën.

Ai e cilësoi këtë si një lajm të keq për politikën e Kosovës por jo të papritur, duke theksuar nevojën për reflektim të menjëhershëm nga autoritetet për të riparuar marrëdhëniet me aleatin kryesor, SHBA-në.

“Lajm i keq por jo i papritur,. Besoj që është imediate që për klasën politike të Kosovës të marrin masa që ky pezullim të pezullohet sa më shpejt.

Lexova deklaratën e Presidencës së Kosovës dhe shpresoja se do punohej për t’u përmirësuar, por pa asnjë propozim konkret. Më shqetëson ky fakt pasi SHBA-të janë mbështetësit kryesorë në mbrojtje të Kosovës. Gjatë mandatit tim kam vënë re që Kosova ka qenë shumë e mbështetur nga SHBA-të, veçanërisht në formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Politika duhet të reflektojë. Duhet të jemi të përgatitur që vullnetin e mirë amerikan, por Trump-in kryesisht, ta kemi shumë në konsideratë”, tha Visho Ajazi Lika.

Ndërkaq, ky vendim, sipas ambasadës amerikane në Prishtinë erdhi “për shkak të shqetësimeve për veprimet e qeverisë në detyrë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar produktivisht me Kosovën në prioritetet e përbashkëta”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026