Pezullohen zgjedhjet në Tiranë, zbardhet vendimi i GJK për ankimimin e Veliajt
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga Erion Veliaj, që kërkon shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij nga detyra si kryetar i Bashkisë Tiranë, si dhe shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme në këtë bashki.
Në vendimin e zbardhur këtë të enjte, Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës për pjesën që lidhet me Bashkinë Tiranë, konkretisht për caktimin e datës së zgjedhjeve në këtë njësi të qeverisjes vendore.
Vendimi është marrë në zbatim të nenit 115, pika 2 dhe 3 të Kushtetutës, si dhe në bazë të nenit 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe nenit 27 të Rregullores së Procedurave Gjyqësore të kësaj gjykate.
Pezullimi do të qëndrojë në fuqi deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese mbi kushtetutshmërinë e akteve të kundërshtuara.
17:36-Kushtetuesja pezulloi dekretin e Begajt për zgjedhjet në Tiranë, reagon Presidenca
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nëpërmejt zyrës së tij të shtypit ka reaguar lidhur me vendimin e pezullimit të zgjedhjeve në Tiranë pas shkarkimit të Veliajt. Në reagim Presidenca thekon se presidenti Begaj respekton vendimin.
17:14- Kushtetuesja pezulloi dekretin, zbardhet mesazhi që u ka shkuar strukturave të PS
Euronews Albania mëson se strukturat e PS në Tiranë po udhëzohen të vazhdojnë punën si normalisht pasi nuk ka anulllim të zgjedhjeve por vetëm pezullim të dekretit dhe vendimi merret më 31 tetor.
Florjan Binaj kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita ka reaguar këtë enjte pas vendimit të Kushtetueses për të pezulluar vendimin për shkarkimin e Veliajt. Binaj shkruan se kurdo që do të caktohet data për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranë, ata do të marrin pjesë. Ai thekson se pjesëmarrja e tyre do të jetë me vizion për të sjellë ndryshime. Binaj gjithashtu thekson se partia më rëndësishme është partia e qytetarëve.
“Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.
15:50-Berisha: Iu bë një shërbim rendit kushtetues
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë para mediave ku ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës. Berisha u shpreh se ky vendim është një akti i rëndësishëm i cili mbron Kushtetutën e vendit.
“Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetutës së vendit, në mbrojtje të kushtetutshmërisë së rendit. Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve të cilët mbrojtën kushtetutën nga armiqtë e tyre, nga horrat e shtetit. Unë iu paralajmërova që do të veprojnë në këtë këtë mënyrë duke anashkaluar Gjykatën Kushtetuese me pretendimin banal që Këshilli i Ministrave qenka noteri i Këshillit Bashkiak.
15:00-Pezullimi nga Kushtetuesja i zgjedhjeve në Tiranë, Dervishaj: Kushtetuesja mbrojti ligjin
Bledar Dervishaj, i ftuar në Euronews Albania me moderator Thimi Samarxhiu, është shprehur këtë të enjte gjatë një interviste për vendimin e pezullimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet në Tiranë, pas ankimimit të kryebashkiakut të shkarkuar, Erion Veliaj.
Dervishaj tha se vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit të tij.
“Në atë datë që vendimi i Kushtetueses do të hyjë në fuqi me botimin e tij. Nuk besoj të jetë në nëntor. Fakt është që ja çfarë efekti ka drejtësia kur vepron në kohë, i dashur Thim. Si rregull, palë në proces është vetë ankuesi. Në momentin që shpreh dëshirë, ai do të shkojë. Zoti Veliaj duhet të jetë atje, për të bërë atë që nuk e bëri përpara Këshillit Bashkiak. Nuk ka asgjë të keqe të shkojë. Unë e shoh më thellë problemin, ndoshta do të marr atë paragraf ligjor ku ai është shkarkuar.
lajmi në zhvillim
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 11:29 Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
- 11:24 Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve