Pezullimi nga Kushtetuesja i zgjedhjeve në Tiranë, Dervishaj: Çfarë ndodh tani

9 Tetor 2025 | 15:00

Bledar Dervishaj, i ftuar në Euronews Albania me moderator Thimi Samarxhiu, është shprehur këtë të enjte gjatë një interviste për vendimin e pezullimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet në Tiranë, pas ankimimit të kryebashkiakut të shkarkuar, Erion Veliaj.

Dervishaj tha se vendimi hyn në fuqi menjëherë pas botimit të tij.

“Në atë datë që vendimi i Kushtetueses do të hyjë në fuqi me botimin e tij. Nuk besoj të jetë në nëntor. Fakt është që ja çfarë efekti ka drejtësia kur vepron në kohë, i dashur Thim. Si rregull, palë në proces është vetë ankuesi. Në momentin që shpreh dëshirë, ai do të shkojë. Zoti Veliaj duhet të jetë atje, për të bërë atë që nuk e bëri përpara Këshillit Bashkiak. Nuk ka asgjë të keqe të shkojë. Unë e shoh më thellë problemin, ndoshta do të marr atë paragraf ligjor ku ai është shkarkuar. Mund të kemi dhe atë normë të shfuqizuar dhe ta bëj nul edhe vendimin. Mosparaqitja në detyrë, nëse është shkelje e rëndë e ligjit, le ta thonë. Do jetë Këshilli Bashkiak, Këshilli i Ministrave, Presidenti dhe ndoshta edhe KQZ.

Pasi ofron këshillën tënde ligjore si veprohet në këto raste, merret libri i Kushtetutës dhe lexohet në grup. Unë rekomandoj që të bëhen ose të mos bëhen do të ishte një nga opinionet.”-tha Dervishaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026