Pezullohet licenca e parë për thyerje të bojkotit të avokatëve
Licenca e parë për thyerjen e bojkotit të avokatëve është pezulluar. Masa e parë që u mor ishte kundrejt një avokati në Fier.
Kreu i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia tha më herët se do të kërkojë ndjekje disiplinore për avokatët që kanë thyer bojkotin për hartën e re gjyqësore.
Haxhia bëri me dije për mediat se të mërkurën do të mblidhet Komisioni i Disiplinës për Avokatët.
Masa është marrë për 3 muaj duke e konsideruar shkelje te rende “thyerjen e bojkotit”.
“Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH, bojkoti vazhdon,” – thuhet në njoftim.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë (DHKA) bojkoton seancat e masave të sigurisë ku përjashtohen masat që kanë të bëjnë me të miturit.
Prej 12 ditësh avokatët në Korçë, Durrës, Vlorë, Tiranë etj., kanë bojkotuar punën në shenjë proteste kundës hartës së re gjyqësore.
Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve