Prej 20 vjetësh jeton dhe ushtron artin e tij në Itali. Pianisti dhe kompozitori i njohur, Robert Bisha zhvilloi një koncert në “Teatrin Metropol” të Tiranës si pjesë e produksionit më të ri të teatrit për edicionin e dytë të MetroSounds. Në një intervistë në studion e Ilva Now ai zbuloi përjetimet e rikthimit në vendin e lindjes, projektet që ka sjellë me vete atë që e dallon artdashësin shqiptar me atë në vendet e botës ku ai ka performuar.
Kam kënaqësinë t’i uroj mirëseardhjen në studio virtuozit të pianos Robert Bisha, kënaqësi që je këtu me mua. Ne flasim shpesh për Evropën, çfarë do bëjnë shqiptarët në Evropë? Ti ke vajtur në Evropën tënde. Unë po lexoja pak informacione rreth artit tënd, virtuozi i pianos, pianist, improvizues, kompozitor, poliinstrumentist, përfaqëson Shqipërinë në skenat ndërkombëtare duke e bërë kështu Shqipërinë pjesë e elitave të Evropës Perëndimore. Peshë e madhe kishte si informacion interneti për ty. Si e mban këtë përfaqësimin që i ke bërë vendit? Ti vetë si e shef, e ndjen si peshë apo …
Robert Bisha-Ashtu po duket. Akoma jo, pasi kam dëshira më të mëdha se kaq, besoj. Tani për tani e ndiej më tepër si bashkëpunim, si përfaqësim, jo domosdoshmërish një vend, po edhe veten në raport me vendin. kjo është pak më kryesore se të përfaqësoj një vend.
Ti e ke ndërtuar jetën jashtë Shqipërisë, prej vitesh tashmë, në Itali.. kryesisht apo jo vetëm … 20 vite në Itali
Robert Bisha-Rreth 20 vite kam jetuar në vende të ndryshme të Italisë, kryesisht në Sicili.
Ka dhe shumë ajo Italia, është shumë interesante, por më bën përshtypje dhe e vlerësoj shumë të artistë si ju, si të tjerë, që vijnë shpesh në Shqipëri. Çfarë emocioni ju sjell skena në Tiranë? Ti kishe koncert javën e kaluar në Tiranë.
Robert Bisha-Kisha koncert tek teatri i Metropolit. Mbase kthehemi pak edhe tek vetja jonë, tek mekanizmat e vjetra dhe kjo disi e shton emocionin, të paktën tek unë, por jep një emocion krejt ndryshe nga vendet e tjera. Këtu flitet gjuha ime e parë, që jam lind dhe rrit, ndaj skena këtu, do apo s’do, është më familjare.
Mirë familjare, por a ndryshon intensiteti i duartrokitjes në Shqipëri me skenën e Polonisë, për shembull, djepi i pianos. 35 minuta duartrokitje të gjata… janë shumë.
Robert Bisha-Janë shumë kanë tjetër kulturë, pak më të avancuar sa i përket koncerteve, ne nuk kemi akoma të gjitha ato shtresa sociale, apo gjithë atë përgatitje. Aty ka lindur Shopeni, kështu nëse e shohin që ja vlen, ata duartrokasin më shumë, ne e kemi me masë.
Robert, është pak elitar si instrument pianoja?
Robert Bisha-Është elitar, po. Në disa vende të botës është. Në Shqipëri po, sa është edhe e vështirë që të ketë piano të mira, institucionet nuk kanë piano të mira dhe nxënësit kanë nevojë për piano të mira. Edhe vendet e koncerteve, bëhet elitar në këtë mënyrë, duke mos e përdorur shumë.
Ke ti në plan objektiv ta ndihmosh, një kategori, unë nuk e di, pashë origjina jote ishte Vau i Dejës, Shkodër. Je kthyer në vendin tënd, ke dashur të bësh diçka, ke mundësi të kontribuosh?
Robert Bisha-Jam kthyer, kam propozuar diçka dhe po pres nëse do pranohet. Kam dëshirë të risjell edhe një herë një ide kolektive, jo individualiste siç e ka marrë Shqipëria kohët e fundit. Jo vetëm një këngëtar, por një grup.
Si e sheh ti Shqipërinë, nga larg, nga Italia apo kudo ke koncert. Se the që është bërë pak individualiste. Çfarë tjetër dallon?
Robert Bisha-Është një tranzicion që nuk ka një drejtim të përbashkët. Kolektiviteti ynë nuk është kaq i arrirë sa të kanalizosh 2 milionë e pak shqiptarë përmes shkollës dhe ekonomisë. Në një popull kaq të vogël mund të ishte e mundur.
Ti shquhesh se improvizon muzikë, po të të pyesja më improvizo pak Shqipërinë e sotme, si do ishte? Me ça notash? Çfarë gjinie do ishte?
Robert Bisha-Ka shumë ngjyra Shqipëria e sotme.
Ka shumë kapriço, ka nerv ka stil. Si do ishte? Ma përshkruaj me ndonjë autorin tënd të preferuar. Kujt do i ngjante?
Robert Bisha-Besoj se do i ngjante Aleksandër Skriabi.
Do na e bësh pak vijën melodike?
Robert Bisha-Është e pamundur, më duhet një instrument.
Ok.. .do sigurohemi që herën tjetër të kemi dhe një piano ndoshta
Meqenëse ti improvizon, çfarë të frymëzon tek improvizimi? Si vjen tek ty?
Robert Bisha-Në shumë raste këndoj me veten, atëherë e ndal atë teme dhe filloj e arkitektoj, i bëj një arkitekturë muzikore. Muzika ka tre elemente; melodi, ritëm dhe harmoni akorde. Nëse i bashkon këto tri elemente krijohet muzika, improvizimi qëndron në faktin se ti po del nga rregullat.
Në skenat ku je, në skenat e Europës, në skenat të rëndësishme, që e vlerësojnë shumë pianon, artistin, virtuozin. Të lejojnë, e pranojnë improvizimin?
Robert Bisha-Po, e pranojnë shumë. Kanë një kulturë më të lashtë në këtë gjë, edhe kompozitorët e 1600 para se të ndodhte një pjesë kishin një perlud që ishte i gjithi improvizim. Një degëzim e gjen tek jazz, muzika bashkëkohore dhe tek shumë rryma.
Çfarë mendon ti se si reagojnë kolegët e tu, artistë të tjerë kur ti i thua që jam shqiptar? Të pengon, të ndihmon? Të bën pak më ekzotik në fakt?
Robert Bisha-Muzikantët janë shumë ‘open-minded’, nuk kanë paragjykime. Dhe është botë e bukur bota e muzikës, të paktën andej është shumë e bukur, nuk kanë paragjykime.
E lexova diku që ti thua që tingulli është, jeton mes dy heshtjeve. Ma shpjegon pak këtë, çfarë do të thotë?
Robert Bisha-Është një frazë filozofike që ja kam atribuuar vetes vite më parë. Timbri është një ngjarje dhe si çdo ngjarje nuk ka arsye pse të dekodifikohet, por thjesht pranohet. Pra, ti të luash dhe të dëgjosh, nëse ajo të godet, ka ndodhur diçka, ka ndodhur një koncert, akadiment.
Faleminderit Robert që ishe në studion e Ilva Now.