Piastri mundi Norris për “Sprint Pole” në Sao Paulo
Australiani Oscar Piastri la pas zhgënjimin e Meksikës duke vendosur një “pole position” për eventin Sprint në “Sao Paulo Grand Prix”. Piloti i McLaren mundi shokun e skuadrës, Lando Norris në momentet finale duke e lënë pas për vetëm 0.029 sekonda.
Norris kryesoi në dy sesionet e para kualifikuese duke dominuar rivalët në pistë. Britaniku u duk se vendosi një “pole” provizor në startin e sesionit të tretë, por Piastri u ngjit në vendin e parë me kohën 1’08”899, me një diferencë prej 0.029” nga Norris.

Charles Leclerc e dërgoi Ferrari-n në vendin e 3 përpara Max Verstappen që shpreson të vazhdojë 4 fitoret rradhazi në eventet Sprint. Carlos Sainz e vendosi makinën tjetër të Scuderia-s në vendin e 5. George Russell dhe Mercedes u renditën në vendin e 6 përpara Pierre Gasly dhe Alpine në të 7-in. Liam Lawson dhe RB plotësoi rradhën e 4 përpara Williams të Alex Albon që u ndoq nga zëvendësuesi i Haas, Ollie Bearman. Piloti rezervë i Ferrari-t pa të fshihej koha e tij për shkak të kalimit të limiteve të pistës.

Sesioni i dytë kualifikues solli eleminimin e Lewis Hamilton që nuk e renditi Mercedes-in më mirë se vendi i 11-të. Ndërsa Sergio Perez dhe Red Bull u renditën në vendin e 13. Nico Hulkenberg u kualifikua në vendin e 12. Argjentinasi Franco Colapinto dhe Williams në vendin e 14 lanë pas Kick Sauber dhe Valtteri Bottas në të 15-in.

Binomi i Aston Martin u eleminua në sesionin e 1’rë kur Fernando Alonso nuk bëri më mirë se vendi i 16 ndërsa Lance Stroll në rradhën e fundit. Esteban Ocon dhe Alpine u vendosën në vendin e 17 ndërsa RB i Yuki Tsunoda-s e ndoqi në të 18-in.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë