Piktori me aftësi të kufizuara bën ëndrrën realitet, çel ekspozitën me piktura

14 Nëntor 2022 | 16:14

I rritur në Drashovicë, në një familje me 9 anëtarë, Fejzi Rushitaj ëndërronte të bëhej piktor. Pamundësia ekonomike, nuk e lejoi të ndiqte ëndrrën.

“Vizatoja që i vogël dhe u bëja vizatimet dhe shokëve në klasë në fshat. Erdhi koha që mbarova klasën e tetë, më mori një përgjegjës i Shtëpisë së Kulturës dhe më çoi në Vlorë. Më çoi te piktori i shquar i Vlorës, Ilmi Bani dhe bëra 1 vit kursin atje, mësova dhe bëra konkursin, fitova dhe vazhdova Shkollën Artistike “Naim Frashëri” për 4 vjet. Pastaj erdhi koha e tranzocionit dhe nuk kishim shumë mundësi, se bëra dot shkollën e lartë, po vazhdimisht punoja”, tha ai.

Edhe pse një person me aftësi të kufizuara, ai punoi si fermer, por asnjëherë nuk e harroi pasionin. Sot pas disa dekadash, Fejziu ka arritur të hapë ekspozitën e tij.

“Kam punuar në fermë në shtëpi me punë private po edhe pikturën s’e lija. Pastaj më vonë takova deputetin, i thashë që pikturoja, më mori në Tiranë, më krijoi një hapësirë atje si bahçevan dhe pikturoja. Dhe erdhi ideja që sot hapëm një ekspozitë. Unē dola edhe në qytete në Shqipëri dhe më erdhi ideja të bëja një ekspozitë me motive nga qytetet e Shqipërisë dhe bukuria shqiptare në përgjithësi dhe kështu bëra mora copëza nga natyra shqiptare dhe erdhi momenti që hapa këtë ekspozitë, erdhi dita, ndihem shumë i gëzuar që hapa ekspozitën”, theksoi Fejziu.

Nëna e Fejziut, që e shoqëron sot në këtë ekspozitë, shprehet e emocionuar që i biri, më në fund realizoi ëndrrën.

“Shumë e gëzuar, shumë e lumtur ndihem që djali im doli këtu dhe e mbështetët që të gjithë. E ka pasur pasion që në klasën e parë e deri tani, po mundësitë nuk qenë, donte të vazhdonte të lartën, por nuk qenë mundësitë, se ishin shumë fëmijë, kisha 7 fëmijë, sot jam e lumtur që iu krijua mundësia” , deklaroi Nevrije Rushitaj.

Ata që e mbështetën në këtë rrugë, ishin profesorët dhe miqtë e tij.

“Ka ecur, ndihet një lloj gëzimi tek punët e tij, nuk është më ai trishtimi i atij fukarallëkut që shpesh ndodh te artistët. Evolim ka dhe në kolorit në ngjyrë kontrastet. Përgjithësisht paraqitet mirë për arsimimin që ka dhe për kushtet që ka patur”, thotë Agron Dine, profesor arti.

“Pëmban 35 punime në vaj dhe pamjet Fejziu  i ka nga gjithë Shqipëria duke filluar nga jugu në veri. E hapur kjo ekspozitë sot në kuadër të 110 vjetorit të pavarësisë është një dhuratë e bukur që i bëhet qytetit dhe merr një kuptim të veçantë”, u shpreh piktori Edi Kojani

Mundi i viteve të vështira, duket se më në fund u shpërblye me plotësimin e ëndrrës së tij, çelja e ekspozitës me pikturat shumëngjyrëshe.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026