“Pinte tegretol”, nëna e Gert Shehut: Djali im nuk është kontigjent policie

6 Dhjetor 2022 | 16:15

Ermira Kaçaçi, nëna e 31-vjeçarit Gert Shehu i cili sot sulmoi me grusht kreun e PD Sali Berisha gjatë protestës së PD është shprehur në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania se djali i saj pinte ilaçin tegretol.

Ajo tregoi se ai vuante nga çrregullim mendore dhe ndiqej nga mjeku Sadik Lala.

“Asnjë gjë nuk e vërtetë nga ato që thotë PD dhe epikriza është shumë e vërtetë. Unë në mëngjese e lashë në shtëpi, i qetë m’u duk i qetë në telefon. Sikur ta parandjenja që të mos shkonte aty. Aludimet nuk janë të vërteta. Kontingjent policie nuk është por probleme shëndetësore ka pasur. Diku diku ka hasur edhe  një problem. Ka 5 vjet që mjekohet që pi ilaçe dy herë ka shkuar tek urgjenca e psikiatrisë. Njëherë është shoqëruar me polici dhe ambulancë, ilaçet janë tegretol. Mjeku që e ka ndjekur është Sadik Lala”, u shpreh ajo.

Ngjarja:

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi mesditën e së martës kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.

31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë.

Oficerët kanë tentuar dy herë për të marrë në pyetje të riun, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai nuk ka dhënë deri tani asnjë dëshmi.

Dyshohet se 31-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Berisha ka akuzuar Ramën për ngjarjen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026