Pipiria: Normat e interesit për kredi shtëpie në Shqipëri janë ulur ndër vite
Rienaldo Pipiria nga shoqata e pasurive te paluajtshme për emisionin “Sot”, thotë se normat mesatare të interesit në sektorin bankar të kreditimit për shtëpi nga viti 2008 deri në vitin 2022 janë ulur.
Ai tha se kjo ulje ka ardhur për shkak se depozitat kanë mbajtur një trend rritës në sektorin bankar dhe për shkak se ekzekutivi i tyre borxhin e tij e merr jashtë Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare.
Kjo gjë lehtëson presionin për huamarrje të brendshme duke i lehtësuar edhe bankat për financimin e tyre në sektorë të ndryshëm dhe se normat e interesit vazhdojnë të mbeten të ulëta.
Rienaldo tha se 60% e portofolit të kredive për shtëpi është në lekë, dhe se nga database që Real Estate ka nga 66-70% e klientëve janë klientë të cilët marrin kredi.
Ai tha se norma më e mirë është që të marrësh 50% nga kursimet që personi ka dhe 50% nga sektori bankar.
Dy komponentë të rëndësishëm të pasurive të paluajtshme të cilët janë: çmimi për shpi i krahasuar me të ardhurat në Shqipëri dhe qiraja të krahasuar me çmimin e shtëpisë.
Pipiria tha se ndërmjetësi i pasurisë se paluajtshme nuk mbetet vetëm ndërmjet shitjes së informacionit, blerësit dhe shitësit, e cila shkon në konsulencë financiare, konsulencë investimi dhe në ndërmjetësim të kredisë për shtëpi.
Real Estate në bashkëpunim me marrëveshjet që kanë me bankat japin më të mirën e mundshme duke u bazuar në profilin e klientit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë