“Piu kafen e fundit dhe u vetëvra”-përlotet miku i astrologut: Nuk e besoj dot
Pak ditë me parë, astrologu i njohur, Jofiel Koço, i dha fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të 7-të të një pallati në qytetin e Korçës.
Kjo ngjarje e papritur ka shkaktuar dhimbje dhe habit e shumë të njohur të tij. Një mik i tij, te i cili Astrologu konsumonte kafen e mëngjesit tha për emisionin “People” në Euronews Albania, se edhe ditën kur kreu aktin e vetëvrasjes, astrologu kishte shkuar për ta takuar. Ai tha se duke qenë se e takoi pak para vetëvrasjes, nuk kishte arritur ta besonte se Koçon, tashmë nuk do e shikonte më.
“Në orën 6 pa 20, ishin me gruan pinë kafenë këtu edhe me djalin dhe dolën. Në mëngjes në 6 pa 20 e takoj unë, turi shpejt o ke dalë, i thashë, do ikësh në Tiranë? Jo më tha këtu jam. Në 7 e gjysmë vjen e shoqja, e më pyeti nëse Tori ishte brenda. Jo it hash unë, takova në mëngjes po iku në punë. Nga ora 8 e 10 erdhën e më thanë. Unë u thash mos u merrni me llafe. Se nuk mund ta besoja. Një njeri që e shikon në moment, edhe tani nuk mund ta besoj”, tha pronari i kafesë ku Jofiel Koço pinte gjithnjë kafen,
Sipas raportimeve te gazetareve ditën e ngjarjes ai do të shoqëronte në ditën e parë të fakultetin e Korçës, njërën prej vajzave të tij. Gjithashtu ai kishte vënë në dijeni punëdhënësin se nuk do të paraqitej në punë pasi merrej me shpërndarjen e vajrave ushqimore.
LEXONI GJITHASHTU:
- Astrologu i njohur i jep fund jetës duke u hedhur nga tarraca e banesës në Korçë
- Policia plan masash për vizitën e Erdogan në Tiranë, rrugët që bllokohen
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 09:39 Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë
- 09:16 Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore