Pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00, qarqet që kryesojnë

11 Maj 2025 | 16:31

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi pjesëmarrjen në votimet e 11 majit, deri në orën 16:00. Në rang vendi, pjesëmarrja ka arritur në 36.41%, me gjithsej 741188 zgjedhës që kanë votuar.

Sipas të dhënave, Qarku i Dibrës kryeson për nga përqindja e pjesëmarrjes, me 45.11% të votuesve që kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor deri në këtë orë.

Pas saj renditen Kukësi me 41.28 % dhe Tirana me 41.28 %. Në vend të fundit për pjesëmarrje në votime deri në orën 16:00 qëndron Vlora, ku pjesëmarrja është më e ulëta në vend, me vetëm 26.30%.

Pjesëmarrja në qarqet e tjera paraqitet si më poshtë:

BERAT: 19,810 votues – 34.79 %

DURRËS: 61,753 votues – 34.10 %

ELBASAN: 44,593 votues – 37.23 %

FIER: 54,110 votues – 38.48 %

GJIROKASTËR: 15,793 votues – 32.95 %

KORÇË: 51,648 votues – 35.72 %

LEZHË: 16,390 votues – 35.41 %

SHKODËR: 31,016 votues – 32.21 %

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit,...
16:01 | 26/07/2026