Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari te Fresku, çfarë thotë policia

25 Maj 2025 | 21:53

Një 48-vjeçar banues në zonën e Freskut në Tiranë është paraqitur i plagosur me armë zjarri në spital mbrëmjen e së dielës, rreth orës 21:20.

Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Shtetit, shtetasi A.K., 48 vjeç, ka deklaruar se është vetëplagosur aksidentalisht në këmbë, teksa po pastronte një armë zjarri tip pistoletë, të cilën e posedonte me leje.

Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.05.2025, rreth orës 21:20, është paraqitur për mjekim në spital i plagosur me armë zjarri shtetasi A.K, 48 vjeç, banues në Fresk, i cili ka deklaruar se duke pastruar armën e zjarrit, pistoletë, të cilën e posedon me leje, aksidentalisht është plagosur në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026