Plagoset polici në Kuçovë! Po shoqëronte 45-vjeçarin, ai i merr armën nga brezi dhe e qëllon

18 Maj 2026 | 21:09

Një efektiv i Policisë së Shtetit ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme gjatë shoqërimit të një personi të dyshuar për “Prishje të qetësisë publike”.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 19:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë po transportonin shtetasin me iniciale Z. S., 45 vjeç, banues në Kuçovë, nga Komisariati i Policisë Fier drejt ambienteve të Komisariatit të Policisë Kuçovë.

Gjatë shoqërimit, 45-vjeçari është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin A.T., 20 vjeç, dhe gjatë përplasjes i ka marrë armën e shërbimit, me të cilën e ka plagosur.

Menjëherë ka ndërhyrë patrulla e Policisë, e cila ka bërë neutralizimin e autorit dhe i ka rimarrë armën e shërbimit. Efektivi i plagosur është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, gjatë kontrollit fizik ndaj të dyshuarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur të fshehur në trup një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për verifikimin e procedurave të ndjekura gjatë shoqërimit të personit nga efektivët e Policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së, ku ai mban detyrën e zv/presidentit. Gjatë fjalës...
10:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, e cilësoi 14 korrikun si një “Super të Martë” për procesin e zgjerimit të BE-së, duke theksuar...
09:47 | 14/07/2026