Plagosi me armë 2 persona, kush është personazhi i Tik Tok që u shpall në kërkim

Personazhi i Tik Tok që Plagosi me armë 2 persona
15 Prill 2023 | 10:00

Një konflikt i nisur në Tik Tok, përfundoi me nxjerrje armësh mes tërinjve në Durrës. Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit 4 të rinj u konlfliktuan në lagjen numër 10 të qytetit të Durrësit, konflikti agravoi dhe dy të rinj mbetën të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se të rinjtë janë plagosur nga një plumb rikoshet që është qëlluar mbi automjetin e tyre nga personi me të cilin kishin shkuar të sqaroheshin pas një sherri në Tik-Tok.

Policia ka shpallur në kërkim Klajdi Mancakun, 25-vjeç pasi  dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Mario Vrionit me të cilin kishte debatuar online dhe në telefon e më pas kishin lënë takim që “të sqaroheshin”.

Policia ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente ku dyshohet se mund të fshihet 25-vjeçari.

Gjithashtu janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, për të mos lejuar largimin e tij jashtë vendit.

Burime policore bëjnë të ditur se dy të rinjtë e përfshirë në konflikt njihen si problematikë.

Nga të shtënat mbeti i plagosur kushëriri i Marios i  identifikuar nga policia si Jurgen Vrioni dhe shoku i tyre Arben Haxhiu.

Pas ndihmës mjekësore Jurgen Vrioni ka dalë nga spitali, ndërsa Arben Haxhiu vijon të jetë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja u regjistrua në lagjen 10 të Durrësit, pas mesnate.

Nga hetimet e para rezulton se autori i dyshuar, rreth orës 22.30, të mbrëmjes së djeshme ka debatuar në telefon me Mario Vrionin dhe i ka lënë takim për t’u sqaruar në afërsi të shtëpisë së Vrionit.

Duke ndjerë rrezikun, Mario ka marrë kushëririn e tij, Jurgenin  dhe shokun e tyre të përbashkët Arben Haxhiun për t’u ballafaqur me Mansakun.

Kur ka shkuar në vendin ku e kishin lënë takimin, sipas deklaratës së tyre, Mansaku, që njihet dhe si shok i reperit Klevio, sapo i ka parë që janë afruar, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së Mario Vrionit, dhe është larguar menjëherë.

Dyshohet se dy të rinjtë u plagosën lehtë nga një plumb rikoshet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026