Plagosi me thikë 46-vjeçarin, arrestohet autori në Librazhd! Në pranga edhe bashkëpunëtori i tij
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Librazhd lidhur me plagosjen e një 46-vjeçari. Plagosja me thikë u regjistrua rreth orës 20:20 të mërkurën gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Policia bën me dije se njëri prej të arrestuarve është autori i cili akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe bashkëpunëtori i tij i cili akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ai dyshohet se ka fshehur mjetin prerës me të cilin është kryer plagosja, si dhe nuk ka raportuar në Polici, për ngjarjen. Gjithashtu janë proceduar edhe dy persona lidhur me ngjarjen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
“Librazhd/ Plagosi me thikë, një 46-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga. Vihet në pranga dhe një 48-vjeçar, pasi dyshohet se ka fshehur thikën dhe nuk ka njoftuar Policinë, për ngjarjen.
Procedohen penalisht bashkeshortja e 48-vjeçarit, e cila dyshohet ka bashkëpunuar për të fshehur thikën e përdorur për plagosjen, dhe shtetasi i dëmtuar, pasi të dy kanë refuzuar të japin informacione për rrethanat e ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit për konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së qytetit të Librazhdit, organizuan punën për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-H. D., 75 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”;
-A. H., 48 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Nga hetimet dyshohet se më datë 04.03.2026, rreth orës 20:20, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi H. D. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. M., 46 vjeç, banues në Librazhd, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. H. dyshohet se ka fshehur mjetin prerës me të cilin është kryer plagosja, si dhe nuk ka raportuar në Polici, për ngjarjen.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: -E. H., 44 vjeçe, banuese në Librazhd (bashkëshortja e shtetasit A. H., e cila ka qenë në vendngjarje), për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
-S. M., 46 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid