Plagosi me thikë një person dhe u largua, shpallet në kërkim 51-vjeçari në Vlorë

1 Dhjetor 2024 | 21:56

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen me thikë të një 41 vjeçari është konstatuar pasditen e kësaj të diele në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori” në Vlorë, ku dyshohet se për motive të dobëta, 51-vjeçari me iniciale A. R. ka plagosur me thikë 41-vjeçarin me iniciale Xh. K.

I plagosuri 41-vjeç është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë ku po merr ndihmë mjekësore.

Nga ana tjetër, është shpallur në kërkim autori i kësaj ngjarje i cili është larguar nga vendngjarja pasi la të plagosur shtetasin Xh. K.

Njoftim i policisë

Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. R., 51 vjeç, person me precedent penal, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Xh. K., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi Xh. K. ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për tërheqje të njëanshme...
12:58 | 25/07/2026

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu vizitoi një sipërmarrje në Spitallë të Durrësit, ku prezantoi programin “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Sipas saj, ky projekt synon mbështetjen e ndërmarrjeve të...
12:44 | 25/07/2026

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026