Plagosja e 34-vjeçarit në Tiranë, zbardhen rrethanat e ngjarjes dhe autorët (EMRAT)

28 Maj 2026 | 10:41

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar në Tiranë pak para mesnatës së mërkurës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 34-vjeçari Juxhin Hamajezi.

Këtë të enjte, policia ka bërë të ditur se janë identifikuar autorët e plagosjes, të cilët janë Klodian Kallo autori i plagosjes, Gjergji Lleshi dhe Lulzim Mejdani, bashkëpunëtorët.

Burime bëjnë me dije se Juxhin Hamajezi i ka marrë makinën autorit të plagosjes dhe nuk i ka dhënë lekët. 34-vjeçari nuk ka bërë pagesën që i detyrohej Klodian Kallos dhe nga kjo ka nisur konflikti, i cili përfundoi në përdorimin e armës së zjarrit.

Bëhet fjalë për një makinë tip “Jaguar”, ndërkohë mësohet se autori ka precedentë të mëparshëm penalë.

Sakaq, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një automjet i cili dyshohet se është përdorur në vendngjarje.

“Si rezultat i hetimeve, zbardhen autorësia dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të kryer më datë 26.05.2026, në rrugën “Aleksandër Moisiu”.

Menjëherë pas njoftimit së një shtetas ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, rreth mesnatës së datës 26.05.2026, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 organizuan punën për zbardhjen e rrethanave dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të rastit.

Si rezultat i veprimeve hetimore u identifikua autori i dyshuar i plagosjes për motive të dobëta, shtetasi K. K., 31 vjeç, si dhe 2 bashkëpunëtorët e tij, shtetasit Gj. Ll., 36 vjeç dhe L. M., 45 vjeç.

Punohet intensivisht për kapjen e tyre, si dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale të secilit.

Shtetasi i plagosur, J. H., është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, thuhet njoftimin e policisë.

Maerialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë.
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026