Plagosja me thikë tek Pazari i Vjetër në Korçë, procedohen autorët e përfshirë në sherr

25 Prill 2026 | 14:01

Pas sherrit të ndodhur ditën e djeshme në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku nga përplasja midis dy pronarëve dhe punonjësve të lokaleve një person mbeti i plagosur me thikë dhe tre të tjerë u plagosen me sende të tjera, këtë të shtunë policia ka njoftuar se personat e përfshirë në sherr janë proceduar penalisht.

Sipas raportimeve të policisë, janë proceduar penalisht shtetasit E. K., 48 vjeç; L. K., 52 vjeç; E. S., 22 vjeç dhe J. B., 33 vjeç.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje për një konflikt midis disa shtetasve të ndodhur në lagjen nr. 8, Korçë, në zonën e “Pazarit të vjetër”, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. K., 48 vjeç; L. K., 52 vjeç; E. S., 22 vjeç dhe J. B., 33 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrimi i pronës””,  thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Elbasanit. Policia në njoftim bën me dije se ata janë proceduar për veprën penale “Kanosja për shkak...
21:08 | 17/07/2026

Mori me forcë xhiron ditore në një dyqan, arrestohet 37-vjeçari në Durrës (VIDEO)

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në qytetin e Durrësit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai ka hyrë me forcë në një...
20:50 | 17/07/2026

Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të premte në ditën e 48-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:02 | 17/07/2026