Sherr në pazarin e vjetër të Korçës, një i plagosur me thikë dhe dy të lënduar
Një konflikt i dhunshëm është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në pazarin e vjetër të Korçës, ku janë përfshirë dy pronarë lokalesh dhe një person tjetër.
Si pasojë e konfliktit, një person ka mbetur i plagosur me thikë, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime nga goditjet me karrige.
Të tre personat janë transportuar në spitalin e Korçës, ku po marrin ndihmën mjekësore ndërsa ende nuk dihen shkaqet e plota të sherrit.
Sipas informacioneve paraprake, sherri ka nisur fillimisht si një debat verbal mes palëve, por situata ka degraduar më pas në përdorimin e karrigeve të lokalit. Gjatë përplasjes, njëri prej personave ka marrë një thikë nga ambienti i lokalit dhe ka plagosur një prej të përfshirëve.
Në vendngjarje pritet të mbërrijë grupi hetimor, i cili do të marrë dëshmitë e të përfshirëve dhe do të punojë për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.
Njoftimi i policisë
“Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e “Pazarit”, në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç. Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona