Detaje nga sherri masiv në Korçë, pronarët dhe punonjësit e lokaleve u përplasen për kufirin e tavolinave

24 Prill 2026 | 09:46

Detaje të reja janë zbardhur nga sherri masiv i ndodhur në qendër të Korçës, në Pazarin e Vjetër, ku si pasojë e konfliktit dy persona kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në përplasje janë përfshirë të paktën katër persona, pronarë dhe punonjës të dy lokaleve të zonës.

Sipas burimeve, shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë kufiri ndarës mes dy lokaleve për vendosjen e tavolinave. Mësohet se pronari i njërit prej lokaleve ka hequr disa elementë të këtij kufiri, veprim që nuk është pranuar nga pala tjetër, duke sjellë përshkallëzimin e situatës.

Fillimisht debati ka nisur verbalisht, por më pas ka degjeneruar në përplasje fizike, ku janë përdorur mjete të forta dhe të ftohta si thika, çekanë dhe karrige.

Si pasojë e konfliktit, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spitalin e Korçës.

Policia ka shoqëruar disa nga personat e përfshirë në ngjarje, si dhe disa të tjerë që ndodheshin në lokalet përreth në momentin e sherrit. Ndërkohë, nën hetim janë katër persona të identifikuar si të përfshirë drejtpërdrejt në konflikt.

Njoftimi i policisë

“Më datë 24.04.2026, rreth orës 08:00, në zonën e “Pazarit”, në Korçë, ka ndodhur një konflikt midis disa personave, ku dy vëllezërit E. K., 47 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, janë konfliktuar me shtetasit J. B., 33 vjeç dhe E. S., 23 vjeç. Për pasojë, shtetasit e përfshirë në konflikt kanë marrë dëmtime fizike (dyshohet me mjete të forta e mjete prerëse) dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërsa ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë nga të dy lokalet, me qëllim zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes në një nga zonat më të frekuentuara nga turistët vendas dhe të huaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026