Plagosja në Tiranë| Zbardhen detajet e reja, autorët e ndiqnin viktimën prej kohësh
Agim Hida, personi i cili mbeti i plagosur një natë më parë ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Bathores.
Dy autorët lëviznin me motor, sapo kanë ndaluar motomjetin njëri prej tyre i është afruar afër dhe e ka qëlluar në këmbë.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja, ndërsa 46-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë.
Dyshohet se autorët e njihnin 46-vjeçarin, pasi prej disa kohësh kontrollonin lëvizjet e tij.
Ende nuk është bërë i mundur identifikimi i autorëve për shkak se kanë qenë të maskuar. Njëri kishte rolin e qitësit dhe tjetri shoferi i motorit, mjeti me të cilin më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.
Vëllai i 46-vjeçarit, Flamur Hida disa vite më parë akuzohej për vrasjen e një shtetasi italian në zonën e Yzberishtit.
Euronews Albania mëson se 46-vjeçari ende nuk ka dhënë dëshminë për ngjarjen e regjistruar mbrëmjen e së enjtes në afërsi të kryqëzimit të Bathores.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë