Përplasje dhe akuza për falsifikim dokumentesh, shtyhet gjyqi për statutin e PD-së
Seanca gjyqësore për statutin e Partisë Demokratike është shtyrë për në datën 13-nëntor, në orën 15:00.
Kjo ka ardhur pas përplasjeve që janë krijuar në Gjykatë, ku përfaqësuesit ligjor të PD-së Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi, kërkuan që Gazment Bardhit të sjellë dokumentacionin që vërteton mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 28 korrik 2023, e cila është zhvilluar online, ku u kërkua mosnjohja e Bashës si kryetar i PD.
Avokatët e PD-së zyrtare u shprehën se shkresa mbi të cilën prodhohet kërkesa ndaj Gjykatës mund të jetë në kushtet e falsifikimit të dokumenteve.
Ndërkohë Gjykata ka rrëzuar kërkesën e Sefës dhe Kthupit për të detyruar palën tjetër që të sjellin dokumentacionin e plotë në procesin gjyqësor.
Sakaq Sefa kërkoi përjashtimin e e gjykatësit Niko Rapi duke theksuar se po tregohet i anshëm në këtë proces.
“Po tregoheni tërësisht i anshëm në këtë proces”-tha ai.
Çfarë deklaruan avokatët e PD:
Indrit Sefa: Ne kemi dyshime të arsyeshme se në dosje mungon dokumentacioni i nevojshëm për të legjitimuar procesin. Ne na rezulton që mos të jetë mbledhur Këshilli Kombëtar, pasi nuk mbështetet askund në legjislacion. Ne kemi dyshime të arsyeshme se kjo mbledhje nuk ekziston dhe jemi ne kushtet e falsifikimit të dokumenteve. Ne i kërkojmë dokumentacionin që pala e përfshirë në proces pretendon se ka organizuar dhe mbledhur Këshillin Kombëtar.
Kthupi: Shkresa mbi të cilën prodhohet kërkesa ndaj Gjykatës mund të jetë në kushtet e falsifikimit të dokumenteve. Nëse nuk prodhohet i gjithë dokumentacioni me të cilin është marrë vendi, i Këshillit, do të ishim në kushtet e paragjykimit të një procesi. Nuk mund të bëhet një vendimarrje “Prima faccia”.
Sefa: Duam të administrohen provat për të provuar ligjshmërinë e mbledhjes se Këshillit Kombëtar. Kërkojmë nga kjo gjykatë, që pala e tretë të vendos në dispozicion të gjithë dokumentacionin e plotë. Nuk kërkojmë vlerësimin për vlefshmërinë e dokumenteve, por thjesht të na vihen në dispozicion
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë