Plagosje me thikë tek gjimnazi “Ibrahim Rugova”, dy të rinj te spitali i Traumës

2 Tetor 2025 | 11:48

Një plagosje me thikë ështe regjistruar paraditen e sotme tek gjimnazi “Ibrahim Rugova” në Kamëz. Policia bën me dije se plagosja ka ndodhur në rrugë te bulevardi “Nënë Tereza” rreth orës 10:50.

Të plagosur kanë mbetur dy të rinj të moshës 16 vjeç. Burime nga spitali i traumës bëjnë me dije se njëri prej të miturve të përfshirë në sherrin në shkollën “Ibrahim Rugova” është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe po mbahet në monitorim intensiv. Ka marrë plagë në kraharor. Ndërsa i mituri tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e sakta ende nuk dihen por policia ka bërë me dije se disa të rinj janë konfliktuar për motive të dobëta. Efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona dhe po marrin deklaratat e tyre për të zbardhur ngjarjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026