Plan kundër trafikut të emigrantëve/ BE, Britania e Shqipëria, projekt të përbashkët

6 Tetor 2023 | 16:10

Vendet e Bashkimit Europian pritet të miratojnë një plan të përbashkët me Anglinë për të ndalur emigrimin e paligjshëm. Gazeta britanike dhe Tha Guardian shkruan se pjesë e këtij plani është dhe Shqipëria.

Shqipëria dhe BE janë bërë bashkë për të luftuar kundër trafikut te emigrantëve, pas thirrjes së Giorgia Meloni dhe Rishi Sunak në samitin e Komunitetit Politik Europian të 47 liderëve në Spanjë.

Sipas “The Guardian”, presidenti Macron u tha gazetarëve se kishin rënë dakord për një plan të ri prej pesë pikash për të ndërtuar dhe më pas për ta eksportuar në të gjithë anëtarësinë e Komunitetit Politik Evropian, për të krijuar luftën e parë të bashkërenduar në mbarë kontinentin kundër kontrabandistëve të njerëzve.

Jo vetëm që do të trajtonin kriminelët që operonin me varka në Mesdhe dhe në kanalin e Lamanshit, tha Macron, por edhe krimin e organizuar në Evropë e më të gjerë.

“Ne do ta zgjerojmë këtë format dhe këtë qasje ndaj EPC-së, sepse ka shumë më tepër kuptim pasi do të kemi koalicionin e vullnetarëve: anëtarë të BE-së, Komisionit Evropian plus Shqipërinë dhe Britaninë e Madhe dhe të gjitha vendet e tjera të gatshme për t’iu bashkuar iniciativë”, tha ai.

Plani u pa si një miratim për fushatën e Sunak për të detyruar përfshirjen e çështjes së migracionit në rendin e ditës në samitin që zgjati për gati 11 orë.

Për shkak të një mosmarrëveshjeje diplomatike me vendin pritëse, Spanja, kjo çështje mungoi në agjendë deri të mërkurën mbrëma (4 tetor) kur u zbulua se Sunak dhe Meloni kishin arritur ta detyronin që çështja të përfshihej në agjendë.

Më herët gjatë ditës, pati zëra që vinin në dilemë dhe ekzistencën në të ardhmen e Komitetit Politik Europian pasi Sunak anuloi një konferencë për shtyp pikërisht për këtë,

Një diplomat raportoi se kryeministri britanik ishte i indinjuar pse migracioni nuk ishte në krye të agjendës dhe nuk mund ta kuptonte pse, pasi konsiderohet të jetë tema më e nxehtë politike si në BE ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Në BE aktualisht janë në pritje 600 000 kërkesa për azil, për të cilat shpresohet që të trajtohen me kuota mes vendeve anëtare të BE-së, e ku Shqipëria dhe Britania nuk bëjnë pjesë. 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës

Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, është shkarkuar nga detyra dhe është kallëzuar në Prokurori pas një kontrolli të zhvilluar në...
13:46 | 14/07/2026

Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës

Ka nisur edhe në Lezhë zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e këtij qyteti ka...
12:48 | 14/07/2026

Policia bën bilancin për zjarrvëniet në vend: 29 persona të arrestuar ose proceduar penalisht

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e masave të ndërmarra në kuadër të situatës së zjarreve në vend, duke njoftuar se gjatë muajit qershor dhe...
12:37 | 14/07/2026