Plani i masave për ndeshjen Shqipëri – Poloni, rrugët që do të bllokohen

9 Shtator 2023 | 13:41

Më 10 shtator në “Air Albania” do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Poloni.

Përballja nis në orën 20:45, por dyert do të hapen që në orën 17:00.

Rrugët që do të bllokohet qarkullimi që prej orës 15:00 janë:

  • -bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
  • -rruga “Papa Gjon Pali II”;
  • -rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
  • -rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
  • -rruga “Themistokli Gërmenji”;
  • -rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
  • -rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
  • -rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
  • -rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
  • -rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike monedha metalike, çadra, çakmak, karikues telefoni dhe sendeve të tjera të forta të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve, thuhet në njoftimin e policisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026