Plani i paqes në Ukrainë, Witkoff të martën takohet me Putin në Moskë
Kremlini ka njoftuar këtë të hënë se i dërguari i Donald Trump, Steve Witkoff do të takohet pasditen e së martës, me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Ky takim do të zhvillohet për të vazhduar bisedimet mbi planin amerikan që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë.
“Takimi me Witkoff është planifikuar për nesër”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov gjatë konferencës së tij me gazetarët.
Vizita e Witkoff në Rusi do të zhvillohet pas negociatave të dielën në Florida, midis delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat u përshkruan si produktive nga Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
Kremlini gjithashtu e përshkroi sulmin ukrainas gjatë fundjavës mbi infrastrukturën e Konsorciumit të Gazsjellësit Kaspik (CPC) si skandaloz. CPC, e cila ka aksionarë nga Rusia, Kazakistani dhe Shtetet e Bashkuara, njoftoi të shtunën se një nga tre vendet e saj të ankorimit në terminalin e Novorossiysk në Rusi u dëmtua nga një sulm nga një dron ukrainas dhe se operacionet ishin ndalur.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kritikoi sulmet ukrainase me anije sipërfaqësore pa pilot ndaj cisternave të naftës në Detin e Zi, të cilat ai i quajti sulme ndaj interesave të Turqisë dhe pronarëve të anijeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend
“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit
Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë