Planifikonin sulm terrorist në Maqedoninë e Veriut, arrestohen 3 të rinj nga Kumanova
Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar tre të rinj nga Kumanova, të cilët dyshohet se po planifikonin akte terroriste.
Siç njoftoi policia, e cila të hënën bastisi vendndodhjen ku qëndronin tre të rinjtë, ata kishin përgatitur armatime me eksplozivë.
Tre të rinjve nga Kumanova, të moshave 28, 25 dhe 22 vjeç iu gjetën edhe materiale të tjera të cilat ngjallën më tepër dyshime, ku mes armëve të zbërthyera, ishin disa granata dhe municione.
Grupi në fjalë rezulton të jetë dënuar më parë për përpjekje për t’iu bashkuar në Siri luftëtarëve ekstremistë të Shtetit Islamik, njohur ndryshe si ISIS.
Prej rreth një viti ata thuhet se ishin liruar, ndërsa shërbimet e inteligjencës i kishin mbajtur në mbikëqyrje.
Maqedonia e Veriut tashmë ka dënuar tre grupe të pjesëmarrësve në luftën e ISIS-it në tre procese të ndara gjyqësore ku janë shqiptuar dënime me burg nga 2 deri në 7 vite për shkak se të gjithë kishin pranuar fajësinë.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës
- 09:12 Iso-polifonia shqiptare pjesë e kolonës zanore në filmin “Odisea”, mjeshtri Vendim Kapaj jep detaje
- 08:56 Bahreini intercepton disa sulme ajrore iraniane