Platforma e arsimit online, Gabriel: BE 26 miliardë euro për projektin “Erasmus”, përfiton Shqipëria
Në kuadër të programit “Shqipëria fiton arsimin”, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ekipi i tij i ekspertëve për arsimin, zhvilluan një bashkëbisedim online me Komisioneren e Bashkimit Evropian për Inovacionin, Arsimin dhe Rininë, Maria Gabriel.
Basha prezantoi platformën e arsimit online që përfshin kurse për 5 gjuhë të huaja falas, për të gjithë qytetarët shqiptarë.
“Një plan, i cili është gati të nisë dhe që fillon me një hap shumë të thjeshtë, por të nevojshëm. Hapi i parë është ofrimi i kurseve në internet të gjuhëve të huaja falas, për shqiptarët deri në 35 vjeç. Do të ofrohen pesë gjuhë të huaja, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, Italisht, spanjisht”, tha Basha.
Një pikë tjetër e programit për arsimin është edhe trajnimi i dyfishtë profesional në 20 disiplina të ndryshme, i hartuar në bashkëpunim me universitetin Modul në Vienë.
Komisionerja Gabriel, u shpreh se arsimi i të rinjve është një nga prioritetet dhe sfidat e Bashkimit Evropian dhe BE-ja e mbështet këtë qasje. Gabriel shtoi gjithashtu se nga fondi prej 26 miliardë eurosh nga programet Erasmus, një përfitues i madh është edhe Ballkani Perëndimor.
“Më lejoni t’ju përmend që me buxhetin e ri të programit tonë Erasmus + 26 miliardë euro për periudhën e ardhshme do të ketë shumë më shumë mundësi dhe kjo do të thotë më shumë mundësi për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.
Këto nisma sipas saj synojnë të mbajnë të rinjtë në vendet e tyre dhe t’i përshtatin aftësitë e tyre me tregun e punës.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania