Plaurent Dervishaj ballafaqohet me Ndojën në GKKO, përmendet kryeministri

27 Qershor 2025 | 11:38

Ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji, i zgjedhur deputet i PD nga lista e hapur e Durresit ne zgjedhjet e 11 majit dëshmoi sot në GJKKO në gjyqin ndaj Plaurent Dervishaj i ekstraduar nga Dubai.

Isyh-prokurori është përballur me tone të ashpra në sallën e gjyqit me Dervishajt një nga të akuzuarit për atehntatin ku mbeti i vrarë shoferi i Ndojit Andi Maloku dhe u plagën Aleksandër Laho dhe Ndoji.

Pjesë nga debati në sallën e gjyqit

Dervishaj: Ti the se nuk ke pasur probleme me mua dhe se problemi vetëm ishte konflikti me kryeministrin e zëvendëskryeministrin. Atentati jot ka qenë personal apo politik?

Ndoja: Këtë nuk e di unë, këtë duhet ta thotë hetimi.

Dervishaj: Jo, po mbase urdhrin për atentatin, mbase e kam marr nga zëvendëskryeministri.

Ndoja: Unë s’kam asnjë problem, nëse do ta dija, do ta thosha. Unë fjalë kam dëgjuar shumë, po kur nuk bindem, nuk bindem.

Dervishaj: Unë po të shoh në sy dhe nëse do dija që ti ke gisht në atentatin që më ka ndodhur mua, unë s’ta fal….

Ndoja: Cili atentat, jemi për atentatin tim,

Dervishaj: E di ti shumë mirë atentatin ndaj meje. Edhe unë dëgjoja shumë fjalë, po të them nëse do dija që ke lidhje s’ta fal, jo vetëm ty apo kushdo të jetë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço: Rama mori pistoletë dhuratë nga Erdogan, mbetet për t’u parë si do ta sjellë në Shqipëri

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço bëri të ditur se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u ka dhuruar...
22:26 | 08/07/2026

Ina Zhupa: 4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, akti normativ antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, në një dalje për mediet këtë të mërkurë, u shpreh se vendimi i qeverisë për të përdorur 4.2 milionë...
22:15 | 08/07/2026

Dita e 39-të, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 39-të. Tashmë ka nisur marshimi drejt rrugëve të Tiranës. Si çdo...
21:30 | 08/07/2026