Plotësimi i Gjykatës së Lartë, PS kritika të forta KLGj-së: S’mund të mbahet peng Shqipëria deri në Bruksel
Vërejtjet ndërkombëtare për mungesën e një Gjykate Kushtetuese funksionale duket se nuk janë kapërdirë nga maxhoranca socialiste, gjë e cila ka vënë në pikëpyetje edhe rezultatet e reformës në drejtësi.
Në seancën plenare të së enjtes, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Nureda Llagami raportoi mbi veprimtarinë e këtij institucioni ku dha edhe versionin e saj se përse nuk po plotësohet Gjykata e Lartë.
“Për hapjen e thirrjeve për ndgritjen në detyrë Këshilli ka mbajtur parasysh përgjegjësinë kushtetutese për mbarëvajtjen e pushtetit gjyqësor dhe moscenimin e funksionalitetit të gjykatave të veçanta veçanërisht të Gjykatës së Posaçem. Aktualisht sistemit përballet me mungesa të burimeve njerëzore si pasojë e procesit të rivlerësimit,” – u shpreh Llagami.
Por këto qëndrime të kryetares së KLGj-së nuk bindën as Gramoz Ruçin ku ndërhyrjet e tij për çështje të rendit të ditës kanë qenë shumë të rralla. Sipas tij, problemi i Gjykatës së Lartë nuk mund të mbajë peng “Shqipërinë, as në Bruksel” dhe kërkoi zgjidhje.
“Edhe Kuvendit, edhe publiku shqiptar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë janë të interesuar kur do të plotësohen vakancat në Gjykatën e Lartë dhe në Gjykatën Kushtetuese që është rrjedhojë e mosplotësimit të Gjykatës së Lartë. S’ka asnjë arsye, as ligjore, që ju me mos-hapjen e të gjitha vendeve në Gjykatën e Lartë të mbahet peng Shqipëria deri në Bruksel,” – tha Ruçi.
Në mbështetje të kryeparlamentarit doli edhe deputeti Ulsi Manja, i cili u tregua edhe më radikal në qëndrimin e tij, duke paralajmëruar edhe masa nga vetë Kuvendit.
“Kushdo që pengon në atë Këshill, pak rëndësi ka, këtë detyrë, sigurisht që do të jetë pjesë e analizës dhe në Kuvendin e Shqipërisë,” – u shpreh Manja.
Aktualisht Gjykata e Lartë ka në përbërje 3 anëtarë nga 19 që duhet të ketë.
Lexoni gjithashtu:
Dvorani kërkesë zëvendëskryetares së KED-së të vijojë punën për emërimet në Gjykatën Kushtetuese
Situata në gjykatat e apeleve, KLGJ ende pa zgjidhje edhe pse janë larguar 38 gjyqtarë
Situata në Gjykatën e Lartë alarmante, 183 vite për të zgjidhur një çështje
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur