Plumba drejt dy vëllezërve pasi i qëlloi me qytën e pistoletës, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili ishte në kërkim, i dyshuar se së bashku me vëllanë e tij ka goditur me qytën e pistoletës dy vëllezër, Y. C. dhe O. C., si dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 lokalizuan dhe kapën shtetasin S. Rr., 23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Fast Reaction”, pasi dyshohet se më datë 24.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, së bashku me vëllanë e tij, shtetasin E. Rr. (në kërkim), kanë goditur me qytën e pistoletës, shtetasit Y. C. dhe O. C. (vëllezër), si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar”, njofton policia.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 18:16 Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar, shkak kërcënimi nga dronët
- 18:01 Atentati ndaj 50-vjeçarit në Sarandë, gjendet një motor i braktisur buzë detit. Dyshohet se u përket autorëve
- 17:41 Korça, qendra e muzikës frymore! Mbi 200 artistë në AIR FEST-LULUFEST
- 17:35 Shijet autentike dhe recetat tradicionale promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 17:20 Finalja e Botërorit, paralajmërojnë kardiologët: Kujdes nga stresi për zemrën
- 17:14 I nxehti rrit rrezikun për depresion, 1 në 6 persona përballet me probleme të shëndetit mendor