“Plumbi i Artë”, dëshmitari: Ja si e mora vesh që Fatmira Deda ishte e vdekur në garazh
Në GJKKO, po zhvillohet seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”, ku vazhdon marrja në pyetje e dëshmitarëve të kërkuar nga mbrojtja.
Dëshmitari Mirza Veli u thirr nga mbrojtësit e të pandehurit Agron Qoli, për të dhënë dëshmi në lidhje me çështjen penale që përfshin të pandehurit, Dumani, Alibej, Xhixha, Hoxha, Qoli e të tjerë.
Dëshmitari deklaroi se nuk ka njohje personale me asnjërin prej tyre.
Veli, i lindur dhe banues në Durrës, me arsim të lartë dhe oficer i policisë gjyqësore në qytet, u pyet nga avokatët:
Avokati:: A njihni ndonjë nga të pandehurit?
Dëshmitari: Agron Qolin e kam komshi, kemi shkuar njëherazi në pallat.
Avokati: Fatmira Dedane njihni?
Dëshmitari: Si komshije, por nuk kam pasur marrëdhënie personale. Ka pasur dy banesa, një në kat të pestë dhe një në kat të dytë.
Avokati: Raporti i Qolit me Fatmirën?
Dëshmitari: Qoli ka qenë administrator pallati, merrej me problemet. Nuk e di nëse kanë pasur marrëdhënie personale.
Avokati: Nga hyje dhe dalje nga pallati?
Dëshmitari: Pallati ka vetëm një hyrje për garazh, e njëjta për dalje.
Avokati: Kjo ishte e njëjtë edhe në kohën e vrasjes së Fatmira Dedës?
Dëshmitari: Po, nuk kishte pengesa rrugore.
Avokati: Ku bie hyrja e Agron Qolit?
Dëshmitari: Nuk e di, nuk kam qenë te banesa.
Avokati: Ditën e ngjarjes ku keni qenë?
Dëshmitari: Në kafe. Më mori vëllai, kam parë trupin e të ndjerës në garazh dhe kam telefonuar policinë.
Ai shtoi se Agron Qoli komunikoi me vëllain e tij, duke e informuar për ngjarjen, por vetë nuk pati kontakt me të.
Avokati: Fatmira ka pasur persona të tjerë që jetonin me të?
Dëshmitari: Jo, vetëm një zonjë pastruese që e ndihmonte. Nuk kam qenë në ceremoninë e varrimit.
Pyetje nga gjyqtari dhe të pandehurit
Gjatë seancës, Agron Qoli dhe Petrit Qoli pyetën dëshmitarin për pozicionin e tij dhe hyrjen/daljen nga garazhi, duke u përpjekur të sqaronin marrëdhëniet dhe lëvizjet e ditës së ngjarjes.
Dëshmitari saktësoi se, në kohën e ngjarjes (2012-2013), ai ka qenë në punë në Prokurorinë e Durrësit, ndërsa kafja që kishte pirë ishte 50-100 metra larg pallatit. Vëllai i tij kishte shkuar për të marrë makinën, ndërsa ai më pas njoftoi policinë.
Prokurori Dibra: Sa larg pallatit keni pirë kafe?
Dëshmitari: 50-100 metra.
Ai tha gjithashtu se nuk kishte vënë re persona të tjerë afër trupit të të ndjerës.
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)