“Po bombardohet mbi Gaza”, gazetari i Euronews Albania raporton nga kufiri
Ekipi i Euronews Albania ndodhet vetëm disa kilometra afër kufirit verior të Izraelit me Rripin e Gazës.
Gazetari Thimi Samarxhi, me ndihmën e operatorit Olti Allemta solli pamje nga një fshat vetëm disa metra larg nga Gaza, ku duken shtëllungat e tymit nga bombardimet e forcave izraelite që vijojnë.
Ai tregoi se Izraeli po përgatitet të ndërmarrë një ofensivë tokësore në kufirin me Gazën.
“Është shtuar intensiteti i sulmit të Izraelit, ka një tension të madh edhe në Ashkelon, fshat izraelit ku pak më parë është bombarduar nga ana e Hamasit”, raportoi gazetari.
Izraeli paralajmëroi banorët e Gazës këtë të premte të zhvendosen nga veriu në jug, pasi në orët në vijim pritet të nis dhe ofensiva ushtarake e këmbësorisë.
Janë 1.1 milionë banorë të cilët pritet të zhvendosen, teksa përballen me mungesën e energjisë elektrike, karburantit dhe sasi të kufizuara ushqimesh.
Banorët e Gazës janë fotografuar duke bërë paketimet dhe duke u përpjekur të lëvizin drejt zonave të sigurta.
Nga ana tjetër Hamasi u ka bërë thirrje popullatës civile që t’i injorojnë thirrjet e izraelit dhe të mos zhvendosen në jug.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë